Mbappe dhe Lewandowski, ‘mbretërit’ e pagave në ‘El Clasico’, zbulohen milionat e ‘yjeve’ të Barcelonës dhe Realit

Mbappe dhe Lewandowski, ‘mbretërit’ e pagave në ‘El Clasico’, zbulohen milionat e ‘yjeve’ të Barcelonës dhe Realit

17:10, 10/05/2026

“El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit nuk është vetëm përballja më e madhe e futbollit spanjoll, por edhe sfida mes disa prej futbollistëve më të paguar në botë.

Në krye të listës së lojtarëve me pagën më të lartë qëndron Kylian Mbappe. ‘Ylli’ francez i Realit përfiton plot 31.3 milionë euro në vit, ose rreth 600 mijë euro në javë, duke qenë futbollisti më i paguar i “El Clasico”-s.

Pas tij renditet David Alaba me 22.5 milionë euro në sezon, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Robert Lewandowski me nga 20.8 milionë euro në vit.

Sulmuesi polak është lojtari më i paguar i Barcelonës, ndërsa menjëherë pas tij vjen Frenkie de Jong me 19 milionë euro në sezon.

Në listën e ‘yjeve’ me paga të larta bëjnë pjesë edhe emra si Federico Valverde, Rodrygo, Trent Alexander-Arnold, Raphinha dhe talenti i madh i katalanasve, Lamine Yamal, të gjithë me rreth 16.7 milionë euro në vit.

Ndërkohë, mes lojtarëve të Barcelonës spikasin edhe Pedri, Ronald Araujo, Dani Olmo dhe Marcus Rashford, ndërsa te Reali figura të rëndësishme mbeten Thibaut Courtois, Antonio Rudiger, Eduardo Camavinga dhe Aurelien Tchouameni.

Përballja e madhe në “Camp Nou” pritet të jetë vendimtare për garën e titullit në La Liga, me Barcelonën e Hansi Flick që synon të hedhë hapin final drejt trofeut përballë rivalit historik madrilen.

Lista e pagave të yjeve të “El Clasico”-s

  1. Kylian Mbappe (Real Madridi) – 31.3 milionë euro në vit / 600 mijë euro në javë
  2. David Alaba (Real Madridi) – 22.5 milionë euro në vit / 430 mijë euro në javë
  3. Vinicius Junior (Real Madridi) – 20.8 milionë euro në vit / 400 mijë euro në javë
  4. Jude Bellingham (Real Madridi) – 20.8 milionë euro në vit / 400 mijë euro në javë
  5. Robert Lewandowski (Barcelona) – 20.8 milionë euro në vit / 400 mijë euro në javë
  6. Frenkie de Jong (Barcelona) – 19 milionë euro në vit / 365 mijë euro në javë
  7. Federico Valverde (Real Madridi) – 16.7 milionë euro në vit / 320 mijë euro në javë
  8. Rodrygo (Real Madridi) – 16.7 milionë euro në vit / 320 mijë euro në javë
  9. Trent Alexander-Arnold (Real Madridi) – 16.7 milionë euro në vit / 320 mijë euro në javë
  10. Raphinha (Barcelona) – 16.7 milionë euro në vit / 320 mijë euro në javë
  11. Lamine Yamal (Barcelona) – 16.7 milionë euro në vit / 320 mijë euro në javë
  12. Jules Kounde (Barcelona) – 15.6 milionë euro në vit / 300 mijë euro në javë
  13. Thibaut Courtois (Real Madridi) – 15 milionë euro në vit / 290 mijë euro në javë
  14. Antonio Rudiger (Real Madridi) – 14.5 milionë euro në vit / 280 mijë euro në javë
  15. Eder Militao (Real Madridi) – 14.5 milionë euro në vit / 280 mijë euro në javë
  16. Marcus Rashford (Barcelona) – 14 milionë euro në vit / 269 mijë euro në javë
  17. Eduardo Camavinga (Real Madridi) – 12.5 milionë euro në vit / 240 mijë euro në javë
  18. Pedri (Barcelona) – 12.5 milionë euro në vit / 240 mijë euro në javë
  19. Ronald Araujo (Barcelona) – 12.5 milionë euro në vit / 240 mijë euro në javë
  20. Dani Olmo (Barcelona) – 12.5 milionë euro në vit / 240 mijë euro në javë
  21. Aurelien Tchouameni (Real Madridi) – 10.5 milionë euro në vit / 200 mijë euro në javë
  22. Dani Carvajal (Real Madridi) – 10.5 milionë euro në vit / 200 mijë euro në javë
  23. Ferland Mendy (Real Madridi) – 10.5 milionë euro në vit / 200 mijë euro në javë
  24. Dean Huijsen (Real Madridi) – 9 milionë euro në vit / 173 mijë euro në javë
  25. Fermin Lopez (Barcelona) – 9 milionë euro në vit / 175 mijë euro në javë
  26. Gavi (Barcelona) – 9 milionë euro në vit / 175 mijë euro në javë
  27. Andreas Christensen (Barcelona) – 9 milionë euro në vit / 173 mijë euro në javë
  28. Dani Ceballos (Real Madridi) – 8.5 milionë euro në vit / 160 mijë euro në javë
  29. Alvaro Carreras (Real Madridi) – 7.5 milionë euro në vit / 145 mijë euro në javë
  30. Brahim Diaz (Real Madridi) – 7.2 milionë euro në vit / 140 mijë euro në javë
  31. Raul Asencio (Real Madridi) – 6.3 milionë euro në vit / 120 mijë euro në javë
  32. Joan Garcia (Barcelona) – 6 milionë euro në vit / 115 mijë euro në javë
  33. Eric Garcia (Barcelona) – 6 milionë euro në vit / 115 mijë euro në javë
  34. Ferran Torres (Barcelona) – 5.5 milionë euro në vit / 105 mijë euro në javë
  35. Arda Guler (Real Madridi) – 5.2 milionë euro në vit / 100 mijë euro në javë
  36. Fran Garcia (Real Madridi) – 4.2 milionë euro në vit / 80 mijë euro në javë
  37. Gonzalo Garcia (Real Madridi) – 4 milionë euro në vit / 77 mijë euro në javë
  38. Joao Cancelo (Barcelona) – 4 milionë euro në vit / 77 mijë euro në javë
  39. Pau Cubarsi (Barcelona) – 4 milionë euro në vit / 77 mijë euro në javë
  40. Andriy Lunin (Real Madridi) – 3.5 milionë euro në vit / 67 mijë euro në javë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco