Zi te Barcelona pak orë para ‘El Clasico’-s, ndërron jetë babai i trajnerit Hansi Flick

Zi te Barcelona pak orë para ‘El Clasico’-s, ndërron jetë babai i trajnerit Hansi Flick

16:41, 10/05/2026

Atmosferë zie në kampin e Barcelonës vetëm pak orë para sfidës së madhe ndaj Real Madridit. Babai i trajnerit Hansi Flick ka ndërruar jetë, lajm që ka tronditur klubin katalanas në prag të “El Clasico”-s.

Barcelona reagoi menjëherë përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale, duke i shprehur ngushëllimet trajnerit gjerman dhe familjes së tij.

“Barcelona dhe e gjithë familja ‘blaugrana’ dëshirojnë të shprehin gjithë mbështetjen dhe afërsinë për Hansi Flick-un pas ndarjes nga jeta të babait të tij. Ndajmë dhimbjen tuaj dhe mendimet tona janë me ju dhe familjen tuaj në këtë moment të vështirë”, shkruhej në mesazhin e klubit katalanas.

Pavarësisht humbjes së madhe familjare, mediet spanjolle raportojnë se Flick pritet të jetë normalisht në pankinë për ndeshjen e rëndësishme në “Camp Nou”, ku Barcelona mund të sigurojë matematikisht titullin kampion. Katalanasve u mjafton vetëm një pikë për të festuar trofeun.

Pak më vonë reagoi edhe Real Madrid, që publikoi një mesazh ngushëllimi për trajnerin e rivalëve.

“Real Madridi, presidenti dhe bordi drejtues shprehin keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të babait të Hansi Flick, trajnerit të Barcelonës. Klubi ynë dëshiron t’i shprehë ngushëllimet dhe mbështetjen familjes dhe njerëzve të afërt të tij. U prehtë në paqe”, thuhej në deklaratën zyrtare të madrilenëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco