Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Premier League/ Tripletë ndaj Brentford, Manchester City mban nën presion Arsenalin

Premier League/ Tripletë ndaj Brentford, Manchester City mban nën presion Arsenalin

21:04, 09/05/2026

Manchester City ka marrë një fitore bindëse 3-0 ndaj Brentford në “Etihad Stadium”, duke ngushtuar në vetëm 2 pikë diferencën me  Arsenalin kryesues të Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola regjistroi kështu ndeshjen e 16-të radhazi pa humbje në shtëpi këtë sezon, duke vazhduar presionin mbi rivalët për titull.

Fillimi i takimit ishte i balancuar, me Brentfordin që krijoi rastin e parë serioz pas një hedhjeje anësore të Michael Kayode, por u ndal nga reagimi i portierit Gianluigi Donnarumma.

City reagoi gradualisht dhe rrezikoi disa herë me Jérémy Doku dhe Erling Haaland, por pjesa e parë u mbyll pa gola.

Zhbllokimi erdhi në minutën e 60-të, kur Doku realizoi një gol spektakolar nga krahu i majtë, duke çuar topin në cepin e portës dhe duke ndezur Etihadin.

Më pas, Haaland dyfishoi shifrat me një gol tipik sulmuesi në zonë, pas një aksioni të rrëmujshëm në mbrojtjen e Brentfordit, duke i dhënë qetësi vendasve.

Në fund, Omar Marmoush vulosi fitoren me golin e tretë pas asistit të Haaland, duke e kthyer rezultatin në 3-0.

Me këtë sukses, City rihap plotësisht garën për titull dhe rrit presionin mbi Arsenalin, që tashmë ndien frymën e ndjekjes nga afër.

Brentford, nga ana tjetër, mbetet ende në garë për një vend historik në Europë, ndërsa synon të shkruajë historinë në javët e fundit të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco