Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Interi s’e ndal hapin e kampionit edhe në ‘Olimpico’ ndaj Lazios

Interi s’e ndal hapin e kampionit edhe në ‘Olimpico’ ndaj Lazios

20:19, 09/05/2026

Interi vazhdon të dominojë në Serie A edhe pasi siguroi matematikisht titullin kampion.

Zikaltrit morën një tjetër fitore bindëse, këtë herë duke mposhtur 3-0 Lazion në transfertë, në javën e 36-të të kampionatit italian.

Skuadra nga Milano e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte dhe kaloi në avantazh që në minutën e gjashtë falë kapitenit Lautaro Martínez, i cili realizoi pas një aksioni të shpejtë të miqve.

Interi vazhdoi të kontrollonte ritmin e lojës dhe gjeti edhe golin e dytë para pushimit.

Ishte Petar Sučić ai që dyfishoi epërsinë në minutën e 39-të, duke i dhënë qetësi kampionëve italianë.

Në pjesën e dytë, Lazio provoi të reagojë, por Interi mbeti shumë i rrezikshëm në kundërsulm dhe vulosi gjithçka në minutën e 76-të.

Henrikh Mkhitaryan realizoi golin e tretë, duke mbyllur përfundimisht sfidën.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në kuotën e 85 pikëve dhe vazhdon marshimin fantastik drejt mbylljes së sezonit si dominues absolut i Serie A-së.

Ndërkohë, Lazio mbetet në vendin e tetë me 51 pikë dhe sheh të komplikohet gjithnjë e më shumë gara për një vend në kupat europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco