Real Madridi nis zyrtarisht kontaktet me Jose Mourinhon

Real Madridi nis zyrtarisht kontaktet me Jose Mourinhon

19:34, 08/05/2026

E ardhmja e pankinës së Real Madridit vazhdon të jetë një nga temat më të nxehta në futbollin europian.

Sipas raportimeve të gazetarit të njohur Fabrizio Romano, klubi madrilen ka nisur lëvizjet e para për rikthimin e Jose Mourinhos në “Santiago Bernabeu”.

Tekniku portugez, i cili aktualisht drejton Benficën, raportohet se është i hapur ndaj mundësisë për një rikthim spektakolar në Madrid, aty ku më parë fitoi titullin kampion në Spanjë dhe la gjurmë me karakterin e tij të fortë.

“Real Madridi ka nisur operacionin Jose Mourinho, me kontakte direkte që tashmë kanë filluar”, raportohet nga Romano.

Image

Megjithatë, burime të tjera pranë trajnerit kanë deklaruar se deri tani nuk ka pasur negociata zyrtare mes palëve.

Situata mbetet e hapur, ndërsa drejtuesit e Benficës po bëjnë përpjekje maksimale për ta bindur Mourinhon të vazhdojë projektin në Portugali.

Klubi portugez është i vetëdijshëm për interesimin e madrilenëve dhe pret zhvillimet e ditëve në vijim.

Vendimi final pritet t’i takojë presidentit Florentino Perez, i cili po analizon alternativat për pankinën e “Los Blancos” pas një sezoni të mbushur me tensione dhe rezultate zhgënjyese.

Mourinho e drejtoi Realin nga viti 2010 deri në 2013, duke fituar një titull në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa rikthimi i tij do të ishte një nga ngjarjet më të bujshme të verës në futbollin europian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco