Reali konfirmon dënimin për dy ‘sherrxhinjtë’, Valverde dhe Tchouameni

Reali konfirmon dënimin për dy ‘sherrxhinjtë’, Valverde dhe Tchouameni

17:55, 08/05/2026

Atmosferë e tensionuar te Real Madridi. Klubi madrilen ka konfirmuar zyrtarisht dënimin e dy mesfushorëve Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni, pasi të dy u përfshinë në një përplasje fizike në dhomën e zhveshjes.

Sipas raportimeve, situata degradoi deri në dhunë fizike, ku Valverde përfundoi duke goditur kokën në tavolinë.

Si pasojë, uruguaiani pësoi traumë në tru dhe humbi përkohësisht kujtesën për disa episode, ndërsa do t’i duhen disa javë rikuperim për t’u kthyer në gjendjen optimale.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi bëri të ditur se të dy lojtarët janë paraqitur para oficerit hetues dhe kanë kërkuar falje për incidentin.

Ata kanë shprehur pendesë të sinqertë ndaj njëri-tjetrit, klubit, stafit teknik, bashkëlojtarëve dhe tifozëve.

Në deklaratën e publikuar, “Los Blancos” theksuan se të dy futbollistët kanë pranuar çdo masë disiplinore që klubi do ta konsideronte të nevojshme.

Si rezultat, drejtuesit e Realit vendosën t’i gjobisin me nga 500 mijë euro secilin, duke mbyllur përfundimisht procedurat e brendshme disiplinore.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Tchouameni do të jetë pjesë e listës së të grumbulluarve për supersfidën “El Clasico” ndaj Barcelonës në fundjavë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco