VIDEO/ Aston Villa në finalen e Europa League, Emilano Martinez bëhet protagonisti i festës

VIDEO/ Aston Villa në finalen e Europa League, Emilano Martinez bëhet protagonisti i festës

17:23, 08/05/2026

Emiliano Martinez vazhdon të tregojë pse konsiderohet një nga personazhet më karizmatikë dhe më të veçantë të futbollit botëror.

Portieri argjentinas ishte protagonist edhe mbrëmjen e kaluar, teksa skuadra e tij triumfoi me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Nottingham Forest, duke siguruar një vend në finalen e Ligës së Europës.

Gardiani i portës zhvilloi një tjetër paraqitje fantastike, duke e mbajtur rrjetën të paprekur dhe duke kontribuar në një fitore spektakolare të ekipit të tij.

Megjithatë, ajo që mori vëmendjen e tifozëve dhe pushtoi rrjetet sociale ishte festa e tij pas ndeshjes.

Sapo arbitri vërshëlleu fundin e takimit, Martinez u drejtua menjëherë nga porta.

Në një skenë që po bën xhiron e internetit, ai u kap mbi traversë dhe, teksa tundej me entuziazëm, përshëndeste tifozët e zjarrtë që kishin mbushur tribunat.

Një festim unik, plot energji dhe pasion, që tregon edhe njëherë personalitetin e veçantë të portierit argjentinas.

Nuk është hera e parë që portieri argjentinas bëhet viral për gjestet e tij.

Kujtojmë se ai ishte një nga figurat më të komentuara edhe gjatë Botërorit “Katar 2022”, ku përveç pritjeve vendimtare në penallti, tërhoqi vëmendje edhe me karakterin e tij provokues dhe festimet epike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco