Granit Xhaka dhe Robin Roefs kanë qenë protagonistët kryesorë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të fundsezonit te Sunderland.
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u shpall “Lojtari i Vitit”, ndërsa portieri i ri holandez fitoi çmimin “Lojtari i Ri i Vitit”, duke kurorëzuar një sezon shumë pozitiv me fanellën e klubit anglez.
Ish-sulmuesi i Sunderlandit, Marco Gabbiadini, vlerësoi maksimalisht rëndësinë e këtyre çmimeve individuale.
“Çmimet për lojtarin e sezonit janë shumë të rëndësishme. Një sezon futbolli është i gjatë dhe kërkon vazhdimësi, mentalitet të fortë dhe standarde të larta në çdo ndeshje”, deklaroi ai.
Gabbiadini rezervoi fjalë të mëdha për Xhakën, duke e cilësuar mesfushorin si “absolutisht brilant” gjatë gjithë sezonit. Ai shprehu gjithashtu dëshirën që veterani të vazhdojë ende për disa vite në nivele të larta.
Ndërkohë, për talentin Robin Roefs, ish-futbollisti anglez theksoi se portieri i ri fitoi besimin e trajnerit dhe skuadrës falë paraqitjeve mbresëlënëse, sidomos në pjesën e parë të sezonit.
Edhe pse shumë tifozë prisnin që talenti Chris Rigg të fitonte çmimin për lojtarin e ri, Roefs u vlerësua për numrin më të madh të ndeshjeve dhe ndikimin e tij konstant gjatë sezonit në Premier League.
Ceremonia e çmimeve konfirmoi edhe njëherë rolin kyç që Xhaka dhe Roefs kanë pasur në sezonin e Sunderlandit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: