Cristiano Ronaldo Junior në radarin e gjigantëve europianë, e ardhmja mes PSG-së, Realit dhe Bayernit

Cristiano Ronaldo Junior në radarin e gjigantëve europianë, e ardhmja mes PSG-së, Realit dhe Bayernit

12:07, 08/05/2026

Cristiano Ronaldo Junior, djali i legjendës Cristiano Ronaldo, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e futbollit europian dhe mund të jetë shumë shpejt një nga emrat më të diskutuar të brezit të ri.

Talenti i lindur në vitin 2010 po shkëlqen me ekipet e të rinjve të Al Nassr, por sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë “The Sun”, disa prej klubeve më të mëdha të Europës po e ndjekin nga afër zhvillimin e tij.

Në listën e të interesuarve janë disa gjigantë si Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Bayern Munich, ndërsa nuk mungojnë as klubet italiane, ku përmenden Juventus, Inter dhe Atalanta.

Ronaldo Junior konsiderohet një talent premtues dhe së fundmi ka fituar edhe Kupën e Botës U-17, duke rritur edhe më shumë interesin për të në tregun europian të transferimeve.

Sipas raportimeve, ai mund të zgjedhë të largohet nga Arabia Saudite për të vazhduar zhvillimin e tij në Europë, duke hequr dorë nga mundësia për të luajtur në të njëjtin ekip me të atin.

Megjithatë, familja Ronaldo nuk duket ende e bindur për këtë hap, pasi frikësohet se krahasimet e vazhdueshme me të atin në futbollin europian mund t’i sjellin presion të madh psikologjik në këtë fazë të hershme të karrierës.

E ardhmja e Cristiano Ronaldo Junior mbetet e hapur, por një gjë është e sigurt: emri i tij tashmë është futur në radarët e klubeve më të mëdha të futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco