Al Nassr FC mori një fitore shumë të rëndësishme në garën për titull, duke mposhtur Al Shabab pas një ndeshjeje spektakolare dhe plot emocione. Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus vuajti jo pak, por në fund triumfoi falë shkëlqimit të João Félix-it dhe golit të radhës nga Cristiano Ronaldo.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Al Nassr-in, pasi Joao Felix realizoi që në minutat e para pas një asistimi të Sadio Mané-së. Portugezi vazhdoi paraqitjen fantastike edhe me golin e dytë, kësaj here me një goditje me kokë pas krosimit të Abdulrahman Ghareeb.
Megjithatë, Yannick Carrasco riktheu në lojë Al Shababin me një aksion individual të shkëlqyer, duke ngushtuar diferencën dhe duke i dhënë tjetër ritëm sfidës. Vendasit ushtruan presion të madh edhe në pjesën e dytë, por portieri Bento Krepski shpëtoi Al Nassr-in me disa pritje vendimtare.
Në momentin më të vështirë, Cristiano Ronaldo vulosi qetësinë për skuadrën e tij me golin e tretë të takimit. ‘Ylli’ portugez arriti kështu kuotën e 971 golave në karrierë. Në fund, një penallti e fituar në kohën shtesë u kthye në gol nga Joao Feliks, që kompletoi ‘tripletën’ personale dhe u shpall protagonisti absolut i sfidës.
Me këtë sukses, Al Nassr ruan vendin e parë dhe jep sinjale të forta se është gati për të luftuar deri në fund për titullin kampion.
Al-Shabab 1-[3] Al-Nassr - Cristiano Ronaldo 75'
by
u/OptimusCloyster in
soccer
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: