Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Kënga 'Dai Dai' e Shakirës do të jetë himni zyrtar i Botërorit

22:50, 07/05/2026

Këngëtarja kolumbiane Shakira ka njoftuar se kënga e saj e re “Dai Dai” do të jetë kënga zyrtare e Kampionatit Botëror 2026, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada gjatë muajve qershor dhe korrik.

Lajmi u bë publik të enjten përmes një videoje të shkurtër në rrjetet sociale. Sipas njoftimit, kënga pritet të publikohet më 14 maj dhe do të shënojë nisjen e fushatës muzikore të FIFA-s për turneun.

Në videon e publikuar, e xhiruar në stadiumin “Maracanã” në Rio de Janeiro, Shakira shfaqet duke performuar e shoqëruar nga kërcimtare dhe elemente futbolli, duke dhënë një fragment të këngës së re.

Ky është bashkëpunimi i tretë i Shakirës me muzikën e Botërorit, pas suksesit të madh me “Waka Waka (This Is Africa)” në vitin 2010 dhe “La La La” në Botërorin e vitit 2014.

Titulli “Dai Dai” interpretohet si shprehje nxitëse në kuptimin “hajde, hajde”, ndërsa fansat presin një këngë me ritme energjike dhe atmosferë festive, në stilin karakteristik të artistes për ngjarje sportive.

FIFA World Cup 2026 do të jetë edicioni i parë me tre shtete organizatore dhe organizatorët synojnë që kënga zyrtare të shërbejë si simbol muzikor i kompeticionit, duke shoqëruar momentet kryesore të tij, nga ceremonitë hapëse deri te festimet e tifozëve.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco