Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, u shndërrua në protagonist te skuadra e Bodrumspor, në duelin çerekfinal të “Play Off”-ut, ndaj Pendikspor, që përfundoi me rezultatin 2-0.
29-vjeçari shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 81-të, duke vulosur kualifikimin e Bodrumspor në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it, teksa ëndrra për ngjitjen në Superligën e Turqisë vazhdon.
GOL | Bodrum FK 2-0 Pendikspor
— Anında Goller (@radargoal23) May 7, 2026
⚽️ 81' Taulant Seferi pic.twitter.com/nrKkhK6D61
Titullarë në duelin e sotëm ishin edhe Arlind Ajeti dhe Omar Imeri, të cilët bënë paraqitje dinjitoze.
Në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it, skuadra e 3 futbollistëve shqiptarë do të përballet me Korumin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: