Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Europa League/ Publikohen formacionet zyrtare të gjysmëfinaleve të kthimit

Europa League/ Publikohen formacionet zyrtare të gjysmëfinaleve të kthimit

20:30, 07/05/2026

Mbrëmja e sotme do të përcaktojë çiftin finalist të Europa League, teksa në program janë dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve që nisin nga ora 21:00.

Aston Villa do të kërkojë përmbysjen në shtëpi ndaj Nottingham Forest, pasi skuadra angleze u mposht 1-0 në sfidën e parë.

Në anën tjetër, Freiburgu përballet me Bragën, duke synuar të rikuperojë humbjen 2-1 të ndeshjes së parë.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja përballjeve, me trajnerët që kanë zgjedhur emrat më të fortë për sfidat vendimtare të sezonit.

Tek Aston Villa, vëmendja kryesore mbetet te repartit ofensiv, ndërsa Nottingham synon të ruajë avantazhin minimal për të siguruar finalen.

Image

Ndërkohë, Freiburgu beson te mbështetja e tifozëve për të realizuar rikthimin ndaj Bragës dhe për të vazhduar ëndrrën europiane.

Image

Dy duele që pritet të dhurojnë emocione, tension dhe spektakël deri në minutën e fundit, në garën për një vend në finalen e madhe të Europa League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco