Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Kategoria e Parë/ Përcaktohet finalja e ‘play-off’-it, Pogradeci-Besa sfida për Superioren

Kategoria e Parë/ Përcaktohet finalja e ‘play-off’-it, Pogradeci-Besa sfida për Superioren

19:08, 07/05/2026

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet gjysmëfinale të fazës play-off në kampionatin “Kategoria e Parë”, ku u përcaktuan edhe dy skuadrat finaliste që do të vijojnë garën për ngjitjen në “Abissnet Superiore”.

Pogradeci siguroi kualifikimin pas fitores së thellë 3-0 ndaj Kastriotit, ndërsa Besa përballë Ilirisë me rezultatin 2-0.

Pas këtyre rezultateve, finalja e play-off-it do të luhet më 11 maj, në ora 17:00, mes Pogradecit dhe Besës në stadiumin “Elbasan Arena”.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sfidojë skuadrën e vendit të tetë në “Abissnet Superiore”, për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco