Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

A do luajë Mbappe në ‘El Clasico’-n kundër Barcelonës? Reali merr vendimin

A do luajë Mbappe në ‘El Clasico’-n kundër Barcelonës? Reali merr vendimin

18:01, 07/05/2026

Kylian Mbappe pritet të jetë i gatshëm për supersfidën ndaj Barcelonës në “El Clasico”, që luhet të dielën mbrëma në orën 21:00.

Real Madridi ka marrë lajme pozitive për sulmuesin francez, i cili kishte munguar në stërvitje javët e fundit për shkak të një problemi muskulor në kofshë.

Sipas raportimeve nga Spanja, Mbappe iu nënshtrua testeve mjekësore dhe rezultatet treguan se ai ka vetëm një tendosje të lehtë, duke shmangur kështu një dëmtim serioz.

Francezi u stërvit pjesërisht me grupin në Valdebebas, ndërsa pjesën tjetër të seancës e zhvilloi individualisht me fizioterapistët.

Te “Los Blancos” ekziston optimizëm se ai do të jetë në listën e të grumbulluarve për sfidën më të madhe të sezonit. Megjithatë, gjasat janë që Mbappe ta nisë ndeshjen nga stoli dhe jo si titullar.

Për Real Madridin, kjo përballje është vendimtare në garën për titull, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores do ta shpallte Barcelonën kampione të La Ligës.

Prania e Mbappes, edhe si rezervë, konsiderohet një armë e fortë për ekipin madrilen në një duel që pritet të dhurojë emocione të mëdha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco