Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Në Turqi e bëjnë fakt të kryer: Beshiktashi ka marrë vendimin për Kristjan Asllanin

Në Turqi e bëjnë fakt të kryer: Beshiktashi ka marrë vendimin për Kristjan Asllanin

16:25, 07/05/2026

Eliminimi në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë ka bërë që sezoni i Beshiktashit të cilësohet praktikisht i mbyllur, pasi skuadra nuk mund të bëjë më mirë në kampionat për t’iu afruar ekipeve që ka më lart në renditje.

Kësisoj, ka ardhur koha e vendimeve të rëndësishme dhe një prej tyre ka të bëjë me Kristjan Asllanin.

Sipas të përditshmes turke  “Sabah”, klubi i qytetit të Stambollit, ka marrë vendimin që të mos ushtrojë klauzolën për blerjen e kartonit të 5 lojtarëve që ka marrë në huazim e mund të nënshkruante përfundimisht gjatë kësaj vere.

Një prej tyre është pikërisht mesfushori i Kombëtares shqiptare, iu cili u mor nga radhët e Interit në janar.

Që në fillim kishte shumë mëdyshje për Asllanin për shkak të klauzolës së lartë që vendosi Interi, rreth 12 milionë euro.

Por tashmë, me fundin e një sezoni pa trofe dhe maksimumi kualifikimi në Ligën e Konferencës, në klubin turk nuk e shohin të arsyeshme të paguajnë një shifër të tillë për futbollistin.

Ndaj pritet që Asllani pas dy javësh të mbyllë eksperiencë e tij të shkurtër te Beshiktashi dhe të kthehet në Itali tek Interi, në pritje të transferimit në radhët e një klubi tjetër pasi për të nuk ka hapësira te zikaltrit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco