Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale

Plas te Reali, Valverde përfundon në spital pas përplasjes me Tchouameni-n

Plas te Reali, Valverde përfundon në spital pas përplasjes me Tchouameni-n

15:13, 07/05/2026

Një episod shumë i rëndë duket se ka tronditur ambientin te Real Madridit. Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, tensioni në dhomat e zhveshjes së skuadrës madrilene ka shpërthyer përfundimisht pas një konflikti të ashpër mes Federico Valverdes dhe Aurélien Tchouaméni.

Sipas asaj që raporton Marca, përplasja mes dy mesfushorëve ka qenë aq serioze saqë klubi është detyruar të thërrasë një mbledhje urgjente në qendrën sportive të Valdebebas-it. Burime pranë klubit e kanë përshkruar incidentin si “shumë të rëndë”, ndërsa disa lojtarë të skuadrës janë detyruar të ndërhyjnë për të ndarë dy futbollistët.

Raportimet nga Spanja bëjnë me dije se Valverde është shoqëruar në spital pas përplasjes, edhe pse ende nuk janë bërë publike detaje të sakta mbi gjendjen e tij apo natyrën e dëmtimeve të mundshme.

Ky incident nuk konsiderohet i izoluar. Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme për tensione të forta brenda grupit të Realit, me një atmosferë të rënduar dhe marrëdhënie të krisura mes disa lojtarëve. Situata duket se është përkeqësuar ndjeshëm në një moment shumë delikat të sezonit për skuadrën madrilene.

Për shkak të seriozitetit të ngjarjes, drejtuesit dhe stafi teknik kanë mbajtur të gjithë lojtarët në qendrën stërvitore për një takim të jashtëzakonshëm, me synimin për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës. Klubi po shqyrton gjithashtu mundësinë e marrjes së masave disiplinore, pasi ekziston frika se tensionet e brendshme mund të ndikojnë rëndë në fundin e sezonit dhe në stabilitetin e skuadrës për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco