Sot zhvillohet e gjithë java e 35-të e Abissnet Superiores, me pesë ndeshje që nisin në të njëjtin orar, në orën 16:00. Kjo javë pritet të jetë vendimtare si për garën për “Final Four”, ashtu edhe për luftën për mbijetesë, duke rritur ndjeshëm tensionin në kampionat.
Në “Selman Stërmasi”, Tirana pret Vllazninë në një klasik të futbollit shqiptar që gjithmonë sjell emocione të forta. Të dy skuadrat hyjnë në fushë vetëm për fitore, në një duel që mund të ndikojë drejtpërdrejt në objektivat sezonalë.
Në “Arena Egnatia”, kampionët në fuqi Egnatia përballen me Partizani. Të dy ekipet kërkojnë rikthimin te fitorja në një sfidë që pritet të jetë shumë e luftuar.
Në Vlorë, Flamurtari dhe Teuta përballen në një duel direkt për mbijetesë. Të dy skuadrat kanë nevojë urgjente për tri pikët për të shmangur zonën e rrezikut.
Në “Adush Muçaj”, Bylis pret kryesuesit e AF Elbasanit. Ballshiotët vijnë pas një fitoreje morale ndaj Vllaznisë dhe synojnë të vazhdojnë formën e mirë, ndërsa Elbasani kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive.
Në “Air Albania”, Dinamo City pret Vorën. Dinamo synon të afrohet me objektivin “Final Four”, ndërsa Vora lufton për pikë jetike në garën për mbijetesë.
JAVA 35 – ABISSNET SUPERIORE (SOT, 16:00)
Egnatia – Partizani
Flamurtari – Teuta
Tirana – Vllaznia
Bylis – AF Elbasani
Dinamo City – Vora

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: