Interi planifikon ‘revolucion’ në verë, 50 milionë euro për merkaton

Interi planifikon ‘revolucion’ në verë, 50 milionë euro për merkaton

17:36, 05/05/2026

Interi po përgatitet për një verë mjaft aktive në merkato, me drejtuesit që kanë vendosur themelet për një rindërtim të pjesshëm të skuadrës pas triumfit në Serie A.

Sipas mediave italiane, pronarët e klubit, Oaktree Capital Management, kanë vënë në dispozicion një buxhet fillestar prej 40 deri në 50 milionë eurosh për afatin kalimtar veror. Megjithatë, kjo shumë pritet të rritet ndjeshëm përmes shitjeve të mundshme.

Një nga emrat më të përfolur për largim është Alessandro Bastoni, për të cilin ka interes konkret nga Barcelona, edhe pse ende nuk ka një ofertë zyrtare.

Në mbrojtje priten ndryshime të mëdha, pasi lojtarë me eksperiencë si Yann Sommer, Matteo Darmian, Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij janë drejt largimit në fund të kontratave të tyre.

Në listën e përforcimeve, Interi po ndjek me interes talentin Giovanni Leoni, i cili ka punuar më parë me trajnerin Cristian Chivu te Parma.

Një tjetër emër që ka arritur marrëveshje personale është Tarik Muharemovic, megjithëse negociatat mes klubeve ende nuk janë finalizuar.

Në mesfushë, largimi i mundshëm i Henrikh Mkhitaryan do të hapte rrugë për afrime të reja, ku në radar është edhe Curtis Jones nga Liverpool.

Për portën, prioritet mbetet Guglielmo Vicario i Tottenham Hotspur, i cili shihet si pasues ideal i Sommer.

Ndërkohë, drejtuesit zikaltër po shqyrtojnë edhe një ndryshim skeme, duke kaluar në një mbrojtje me katër lojtarë, çka do të kërkonte profile të reja në skuadër.

Në këtë kuadër, Marco Palestra, në pronësi të Atalanta, shihet si një opsion i vlefshëm për fleksibilitetin e tij në krah.

Një tjetër objektiv ambicioz mbetet Nico Paz, i cili është në pronësi të Real Madrid dhe pritet të rikthehet nga huazimi te Como.

Me një strategji të qartë dhe disa objektiva të rëndësishëm, Interi synon të realizojë pesë deri në gjashtë nënshkrime, duke ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm në Itali dhe Evropë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco