Interpretim i ekzagjeruar’  Kylian Mbappé reagon ndaj kritikave pas udhëtimit në Sardenjë

Interpretim i ekzagjeruar’ Kylian Mbappé reagon ndaj kritikave pas udhëtimit në Sardenjë

15:10, 05/05/2026

Situata rreth Kylian Mbappé-së te Real Madridi është tensionuar ndjeshëm ditët e fundit, pas polemikave të shkaktuara nga një udhëtim i tij në Sardenjë, në shoqërinë e partneres Ester Expósito. Ky udhëtim ndodhi në një moment delikat, teksa sulmuesi francez ishte në rikuperim nga një dëmtim dhe skuadra përgatitej për ndeshjen ndaj Espanyolit.

Rrethi i afërt i Mbappé ka reaguar përmes një komunikate zyrtare, duke i cilësuar kritikat si të pabazuara dhe të ekzagjeruara. Sipas tyre, gjithçka është keqinterpretuar dhe nuk pasqyron përkushtimin e përditshëm të lojtarit ndaj ekipit. “Një pjesë e kritikave bazohet në një interpretim të ekzagjeruar të situatave që lidhen me një periudhë rikuperimi të menaxhuar plotësisht nga klubi,” thuhet në deklaratë.

Megjithatë, raportet nga brenda klubit sugjerojnë një klimë të tensionuar. Thuhet se disa shokë skuadre dhe pjesëtarë të stafit nuk janë të kënaqur me sjelljen e Mbappé-së, ndërsa udhëtimi në Sardenjë ka qenë “pika që derdhi gotën”.

Një episod që ka nxitur diskutime ishte edhe ndeshja ndaj Real Betisit, ku Mbappé u zëvendësua për shkak të dëmtimit dhe u pa i acaruar, duke pasur një reagim të ftohtë ndaj trajnerit Álvaro Arbeloa.

Pas ndeshjes me Espanyolin, Arbeloa dha një deklaratë me tone të forta, që u interpretua si një mesazh indirekt për francezin: “Real Madridi nuk ndërtohet me lojtarë që veshin ‘smoking’, por me ata që e mbyllin ndeshjen me fanellën e mbuluar me djersë dhe baltë.”

Ndërkohë, Mbappé po punon intensivisht për t’u rikuperuar në kohë për “El Clasico”-n ndaj Barcelonës këtë të diel, një ndeshje që mund të jetë vendimtare për titullin në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco