Paris Saint-Germain ka publikuar zyrtarisht listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales në UEFA Champions League ndaj Bayern-it, që do të luhet në “Allianz Arena”.
Parizienët kanë një avantazh të rëndësishëm pas fitores spektakolare 5-4 në ndeshjen e parë, por gjithçka mbetet e hapur për takimin e dytë në Gjermani, ku pritet një tjetër përballje me shumë gola dhe emocione.
Trajneri Enrique ka marrë një lajm pozitiv, pasi disa prej lojtarëve kryesorë janë rikthyer në dispozicion. Vitinha, Nuno Mendes dhe portieri Matvey Safonov janë rikthyer në skuadër pasi u lanë pushim në ndeshjen e kampionatit ndaj Lorient-it.
Në portë janë përfshirë Safonov dhe disa alternativa të tjera, ndërsa në mbrojtje PSG mbështetet te emra si Marquinhos dhe Lucas Hernández, të shoqëruar nga lojtarë si Willian Pacho dhe Illia Zabarnyi.
Në mesfushë bie në sy prania e Warren Zaïre-Emery, João Neves dhe Fabián Ruiz, ndërsa sulmi është i mbushur me ‘yje’.
Në repartin ofensiv, PSG ka në dispozicion emra të mëdhenj si Ousmane Dembélé, Khvicha Kvaratskhelia, Bradley Barcola dhe Gonçalo Ramos, duke e bërë skuadrën franceze shumë të rrezikshme në fazën sulmuese.
Në listë janë përfshirë gjithashtu talentë të rinj si Désiré Doué dhe Lee Kang-in, që i japin trajnerit më shumë alternativa taktike.
Mungesat e vetme për skuadrën pariziene janë:Hakimi, Chevalier dhe Ndjantou.
Me një avantazh minimal nga ndeshja e parë, PSG shkon në Gjermani me synimin për të mbrojtur rezultatin dhe për të siguruar një vend në finalen e madhe të Champions-it.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: