‘Nuk është në duart tona’, Guardiola i zhgënjyer pas barazimit 3-3 me Evertonin

‘Nuk është në duart tona’, Guardiola i zhgënjyer pas barazimit 3-3 me Evertonin

11:48, 05/05/2026

Manchester City është futur në një moment delikat në garën për titull në Premier League, pas barazimit dramatik 3-3 ndaj Evertonit, një rezultat që mund të kushtojë shumë në fund të sezonit. Skuadra e Pep Guardiolës ka mbetur tani pesë pikë prapa Arsenalit, megjithëse ka ende një ndeshje të prapambetur për të luajtur. Një fitore në atë takim do ta ngushtonte diferencën në vetëm dy pikë.

Pas ndeshjes, trajneri katalanas nuk e fshehu zhgënjimin, por theksoi se skuadra e tij ka treguar karakter. “Është më mirë se një humbje. Ne luajtëm për të fituar dhe kjo tregon se çfarë skuadre jemi. E provuam deri në fund”, u shpreh ai.

Megjithatë, Guardiola pranoi se situata në garën për titull është komplikuar: “Tani nuk është më gjithçka në duart tona. Më parë ishte, tani jo më.” Ai shtoi se City duhet të fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura në Premier League për të mbajtur gjallë shpresat për trofeun.

Trajneri i “qytetarëve” theksoi gjithashtu se ndeshja ndaj Brentfordit do të jetë po aq e vështirë sa ajo me Evertonin dhe kërkoi reagim të menjëhershëm nga skuadra e tij. “Do të vazhdojmë deri në fund,” tha ai me vendosmëri.

Duke analizuar ndeshjen, Guardiola vlerësoi pjesën e parë si shumë të mirë, por pranoi rënien e kontrollit në të dytën, ku Evertoni arriti të rikthehej fuqishëm dhe të shfrytëzonte intensitetin e lojës fizike. “Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë, por nuk mjaftoi,” përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco