Sensacion në Londër, Nottingham Forest ‘fundos’ Chelsean në ‘Stamford Bridge’

Sensacion në Londër, Nottingham Forest ‘fundos’ Chelsean në ‘Stamford Bridge’

19:16, 04/05/2026

Nottingham Forest ka marrë një fitore të madhe në javën e 35-të të Premier League, duke mposhtur 3-1 Chelsean në transfertë, në një ndeshje që nisi dhe përfundoi me surpriza.

Miqtë e nisën sfidën në mënyrë perfekte, teksa Taiwo Awoniyi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të me një goditje me kokë pas asistit të Dilane Bakwa.

Chelsea reagoi menjëherë dhe iu afrua barazimit në minutën e 11-të, por Enzo Fernández goditi shtyllën.

Pak minuta më vonë, pas ndërhyrjes së VAR-it, miqtë fituan penallti dhe Igor Jesus shënoi për 0-2 në minutën e 15-të.

Pjesa e parë solli tension dhe ndërprerje, ndërsa londinezët patën mundësinë të riktheheshin në lojë në fundin e saj. Megjithatë, Cole Palmer gaboi nga pika e bardhë në minutën 45+10’, me portierin Matz Sels që bëri një pritje vendimtare.

Në pjesën e dytë, Nottingham Forest vulosi gjithçka në minutën e 52-të, kur sërish Taiwo Awoniyi realizoi pas asistit të Morgan Gibbs-White për 0-3.

Një gol i João Pedro për vendasit në minutën e 73-të u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa vetëm në kohën shtesë erdhi goli i nderit.

Po João Pedro realizoi një supergol me gërshërë në minutën 90+3’, duke fiksuar rezultatin përfundimtar 1-3.

Me këtë fitore, skuadra e Vítor Pereira merr tri pikë të arta në garën për mbijetesë, duke u ngjitur në vendin e 16-të me 42 pikë.

Nga ana tjetër, Chelsea mbetet në vendin e 9-të me 48 pikë, duke vazhduar një sezon të paqëndrueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco