Armando Dobra e mbylli në mënyrën më të mirë kampionatin e rregullt. Sulmuesi shqiptar asistoi dy gola për Çesterfilld, që fitoi 1 me 2 ndaj Suindon.
Fitorja në transfertë vulosi edhe vendin e gjashtë për Çesterfilld. Klubi ku luan Dobra do të përgatitet për fazën “play off”, duke synuar ngjitjen në “League One”.
Në gjysmëfinale vendoset përballë Notts County. Sfidat janë me vajtje-ardhje dhe premtojnë emocione.
Notts County ndryshe njihet si klubi profesionist më i vjetër në botë. Qëllim është kalimi më tej, për të synuar ngjitjen në kategorinë e tretë të futbollit anglez.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: