Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

VIDEO/ Surreale në Rumani, futbollistët shtyjnë ambulancën të bllokuar nga shiu i dendur

VIDEO/ Surreale në Rumani, futbollistët shtyjnë ambulancën të bllokuar nga shiu i dendur

20:07, 01/05/2026

Një skenë e pazakontë dhe pothuajse e pabesueshme është regjistruar në Liga II të Rumanisë, gjatë përballjes mes FC Voluntari dhe FC Bihor.

Gjatë ndeshjes, një futbollist pësoi një dëmtim të rëndë dhe u desh ndërhyrja e menjëhershme e ambulancës për ta transportuar jashtë fushës. Megjithatë, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe terrenit të mbushur me ujë, automjeti i emergjencës mbeti i bllokuar në fushë.

Në një moment që rrallë shihet në futboll, lojtarët e të dy skuadrave ndërhynë së bashku për të ndihmuar. Ata u bashkuan dhe shtynë ambulancën, duke bërë të mundur lëvizjen e saj dhe largimin nga fusha.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe, duke treguar jo vetëm vështirësitë që mund të krijojë moti në futboll, por edhe solidaritetin dhe frymën sportive mes lojtarëve, përtej rivalitetit në fushë.

 


Ambulance coming unto the pitch in heavy rain conditions during Romanian Liga 2 match between FC Voluntari and FC Bihor
by
u/Zeulodin in
soccer

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco