Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Tare zbulon pengun e merkatos: Te Lazio e kishim mbyllur me Higuain-in

Tare zbulon pengun e merkatos: Te Lazio e kishim mbyllur me Higuain-in

20:02, 01/05/2026

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka zbuluar një prapaskenë interesante nga koha kur punonte te Lazio, duke rrëfyer një nga pengjet më të mëdha të karrierës së tij në merkato.

Në një intervistë për DAZN, Tare tregoi se klubi kryeqytetas kishte qenë shumë pranë transferimit të sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuaín, në një periudhë kur ai ishte ende i ri dhe në ngritje.

“Kam një peng që nuk e kam treguar kurrë më parë, e kam mbajtur gjithmonë brenda vetes. Te Lazio kishim pothuajse gjithçka të mbyllur për Higuain-in. Madje në Romë kishte ardhur edhe babai i tij dhe kishim ngrë rë një darkë së bashku”, rrëfeu Tare.

Megjithatë, marrëveshja nuk u finalizua në fund, për arsye që, sipas tij, ndodhin shpesh në botën e futbollit. “Në fund nuk u realizua, sepse ndonjëherë këto gjëra ndodhin. Ishte një mundësi e madhe, një Higuain ende i ri. Ishte një operacion që e kishim në dorë dhe mund ta përfundonim”, shtoi ai.

Deklarata e Tares hedh dritë mbi një transferim që mund të kishte ndryshuar historinë e Lazios, duke qenë se Higuain më vonë u kthye në një nga sulmuesit më të spikatur në futbollin europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco