Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Shkëndija humb dy pikë në fund në derbin ndaj Sileksit, ‘asist’ Vardarit për titullin

Shkëndija humb dy pikë në fund në derbin ndaj Sileksit, ‘asist’ Vardarit për titullin

18:27, 01/05/2026

Shkëndija e Tetovës ka marrë vetëm një pikë në transfertën ndaj Sileks-it, pasi kjo ndeshje e javës së 30-të në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut përfundoi me barazim 1-1 në Kratovë.

Skuadra nga Tetova e nisi mirë ndeshjen dhe arriti të kalonte në avantazh në minutën e 19-të, kur Fahd Ndzengue shënoi për 0-1, duke i dhënë epërsinë Shkëndijës në pjesën e parë.

Takimi u zhvillua me shumë intensitet deri në fund, por për kuqezinjtë gjithçka u komplikua në minutën e 71-të, kur Tamba u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.

Sileksi e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe në minutën e 89-të arriti të barazonte me Mishov, i cili shënoi nga afërsia pas një momenti të dobët në mbrojtjen e Shkëndijës.

Në fund, skuadra tetovare u detyrua të kënaqej vetëm me një pikë, në një ndeshje ku kishte kontroll për pjesën më të madhe, por nuk arriti ta menaxhonte rezultatin në minutat vendimtare.

Pas javës së 30-të, renditja në krye të kampionatit vazhdon të jetë e ngushtë, me Vardarin në vendin e parë me 71 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërsa Shkëndija mban vendin e dytë me tri pikë më pak. Sileksi ndërkohë renditet në pozitën e katërt me 53 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco