Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Pochettino kujton episodin me Messin te PSG: E zëvendësova për ta mbrojtur

Pochettino kujton episodin me Messin te PSG: E zëvendësova për ta mbrojtur

17:10, 01/05/2026

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka rrëfyer një episod interesant nga periudha e tij në Paris, që lidhet me zëvendësimin e Lionel Messit gjatë një ndeshjeje kundër Lyonit.

Aktualisht në krye të kombëtares së Shteteve të Bashkuara, tekniku argjentinas foli në podcastin britanik “Stick To Football”, ku kujtoi momentin kur vendosi të largonte Messin nga fusha në minutën e 76-të, për shkak të një shqetësimi në gju.

“Qëllimi im kryesor ishte ta mbroja Messin, sepse mendoja për ndeshjet e Champions-it dhe vazhdimësinë e sezonit. Nëse nuk do të merrja atë vendim dhe ai do të dëmtohej, kjo mund të ndikonte edhe në pjesëmarrjen e tij në Kupën e Botës 2022”, u shpreh Pochettino.

Gjatë bisedës, ish-mbrojtësi anglez, Gary Neville, komentoi se Messi duket si një lojtar për të cilin duhet kërkuar “leje” para se të zëvendësohet. Pochettino u përgjigj duke theksuar se nuk bëhej fjalë për guxim, por për një vendim të menduar për të mirën e lojtarit.

Megjithatë, ai zëvendësim shkaktoi polemika të mëdha brenda klubit, sidomos nga drejtori sportiv i asaj kohe, Leonardo Araújo. “Mauri, pse? E pyeta Leon dhe ai ishte mirë… njerëzit paguajnë për ta parë të luajë 90 minuta”, kujtoi Pochettino.

Ai tregoi gjithashtu se reagimet ishin të ashpra edhe jashtë klubit. “Kur u ktheva në shtëpi, gruaja më tha: ‘Në Argjentinë po të kritikojnë, në Francë gjithashtu’”, përfundoi trajneri.

Një histori që tregon qartë se sa e madhe ishte pesha e Messit në çdo vendim të marrë në pankinën e PSG-së në atë periudhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco