Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Laçi vazhdon shkëlqimin në Turqi, gol vendimtar për Rizesporin

Laçi vazhdon shkëlqimin në Turqi, gol vendimtar për Rizesporin

16:54, 01/05/2026

Qazim Laçi po konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme në Superligën turke, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës me Rizesporin. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare realizoi golin e radhës në përballjen ndaj Konyasporit, e vlefshme për javën e 32-të.

Sfida nisi në mënyrën më të vështirë për Rizesporin, që pësoi gol në minutat e para, por reagimi erdhi shpejt. Në minutën e 18-të, Laçi përfitoi nga një moment hutimi në mbrojtjen kundërshtare dhe me këmbëngulje arriti të rikthente baraspeshën në rezultat.

Paraqitjet e tij këtë sezon kanë qenë vendimtare për skuadrën. Edhe pse luan në mesfushë, Laçi është shndërruar në golashënuesin kryesor të ekipit, me shtatë gola të realizuar, ndërsa ka kontribuar edhe me tetë asistime.

Në total, ai ka marrë pjesë direkte në 15 gola gjatë kampionatit, duke qenë një nga faktorët kryesorë në luftën e Rizesporit për mbijetesë. 30-vjeçari, i transferuar verën e kaluar, po rezulton një goditje e qëlluar për klubin turk, duke u kthyer në një lider të padiskutueshëm në fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco