Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Garë për Greenwood, Juventusi sfidohet nga Atletico dhe Dortmundi

Garë për Greenwood, Juventusi sfidohet nga Atletico dhe Dortmundi

16:40, 01/05/2026

E ardhmja e Mason Greenwood duket gjithnjë e më e pasigurt te Olympique Marseille, pavarësisht një sezoni pozitiv në “Velodrome”. Sipas raportimeve të ‘El Mundo Deportivo’-s, sulmuesi anglez po përjeton një marrëdhënie të vështirë me stafin teknik dhe një pjesë të shokëve të skuadrës, çka mund ta shtyjë drejt një largimi gjatë verës.

Në garë për shërbimet e tij është futur edhe Juventusi, që po monitoron nga afër situatën. Bardhezinjt mund të shtojnë presionin për Greenwood sidomos në rast se interesimi nga Premier League për Francisco Conceição-n konkretizohet me oferta zyrtare.

Megjithatë, Juventusi nuk është i vetëm në këtë garë. Interes serioz kanë shfaqur edhe Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi, të cilat në javët e fundit kanë bërë lëvizje konkrete për të kuptuar kushtet e një transferimi të mundshëm.

Situata te Atletico lidhet edhe me të ardhmen e Nico Gonzalez, për të cilin klubi madrilen nuk duket i prirur të paguajë rreth 30 milionë euro për kartonin e tij. Kjo hap derën për alternativa të reja në repartin ofensiv, ku Greenwood shihet si një profil interesant.

Vera pritet të jetë vendimtare për sulmuesin anglez, i cili mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos, me disa gjigantë europianë të gatshëm të hyjnë në garë për firmën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco