Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 14-të e protestave kundër Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Slot përshëndet Salah: Meriton një lamtumirë madhështore

Slot përshëndet Salah: Meriton një lamtumirë madhështore

14:37, 01/05/2026

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se Mohamed Salah pritet të rikthehet në fushë para fundit të sezonit, ndërsa theksoi se sulmuesi “meriton një lamtumirë të madhe” nga tifozët e “Anfield”.

Ylli egjiptian, i cili do të largohet në fund të këtij edicioni, pësoi një dëmtim të lehtë muskulor në fitoren 3-1 ndaj Crystal Palace, duke ngritur dyshime se mund të kishte luajtur ndeshjen e fundit me “të kuqtë”.

Megjithatë, klubi konfirmoi se bëhet fjalë për një problem jo serioz dhe rikthimi i tij është çështje kohe.

“Presim që ai të rikthehet në pjesën e fundit të sezonit, por jo për ndeshjen e së dielës”, deklaroi Slot, duke shtuar se lajmi për dëmtimin e lehtë është një lehtësim i madh edhe në prag të angazhimeve ndërkombëtare.

Salah pritet të mungojë në përballjen ndaj Manchester United, një sfidë e rëndësishme për Liverpoolin, që po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve pas tri fitoreve radhazi.

Me 257 gola në 440 paraqitje që nga ardhja në vitin 2017, Salah renditet ndër golashënuesit më të mirë në historinë e klubit, pas legjendave si Ian Rush dhe Roger Hunt.

Pavarësisht një momenti tensioni me trajnerin në dhjetor, kur lojtari deklaroi se “nuk kishte marrëdhënie” me Slot, situata duket se është qetësuar.

Tani, fokusi mbetet te rikthimi i tij dhe një përmbyllje dinjitoze e aventurës së suksesshme me fanellën e Liverpoolit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco