Liverpuli ka hedhur sytë nga Nico Williams, duke e kthyer yllin e Atletiko Bilbaos në një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi anësor spanjoll po ndiqet me shumë interes nga drejtuesit e klubit anglez, të cilët e shohin atë si profilin ideal për projektin afatgjatë në “Anfield”.
Shpejtësia, driblimi dhe aftësia për të krijuar rrezik në duelet një kundër një e bëjnë Uilliams një nga lojtarët më të vlerësuar në merkato.
Paraqitjet e tij në La Liga kanë qenë në rritje të vazhdueshme, duke e konsoliduar si një nga anësorët më të rrezikshëm të kampionatit spanjoll.
Pikërisht për këtë arsye, Liverpuli është gati të investojë rreth 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, një shifër që tregon sa shumë besojnë anglezët te potenciali i lojtarit.
Nga ana tjetër, Bilbao nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Klubi bask e konsideron Nico Williams pjesë kyçe të projektit sportiv dhe dëshiron ta mbajë në “San Mames”, megjithëse interesi i klubeve të mëdha evropiane po rritet gjithnjë e më shumë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: