Zvicra ka kaluar në avantazh 1-0 ndaj Katarit në ndeshjen e vlefshme për Botërorin 2026.
Goli erdhi në minutën e 17-të, kur Breel Embolo u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin kundërshtar me një ekzekutim të shkëlqyer të penalltisë.
Penalltia u akordua pas një ndërhyrjeje të parregullt të portierit Mahmoud Abunada ndaj një lojtari zviceran në zonë. Fillimisht arbitri konsultoi sistemin VAR për të verifikuar rastin, por pas rishikimit të pamjeve vendosi të konfirmojë vendimin e tij dhe të tregojë pikën e bardhë. Abunada u ndëshkua gjithashtu me karton të verdhë.
Zvicra kishte qenë më kërkuese edhe para golit. Në minutën e 10-të, Dan Ndoye u shërbye bukur nga Ricardo Rodríguez, por goditja e tij përfundoi pak mbi traversë. Më herët, në minutën e 6-të, Ndoye kishte detyruar portierin Abunada të bënte një pritje të shkëlqyer.
Edhe Katari pati një rast të artë në minutën e dytë, kur Edmilson Junior doli përballë portierit, por Gregor Kobel reagoi në mënyrë fantastike dhe shmangu golin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: