VIDEO/ Befasi e madhe në Botëror, Katari i rrëmben barazimin Zvicrës në sekondat e fundit

VIDEO/ Befasi e madhe në Botëror, Katari i rrëmben barazimin Zvicrës në sekondat e fundit

23:05, 13/06/2026

Zvicar ishte shumë pranë fitores në ndeshjen e saj të parë të Botërorit 2026, por Katar arriti të barazonte 1-1 në minutën e pestë shtesë, duke shkaktuar një nga befasitë e para të turneut.

Ndeshja nisi me raste të mira për të dyja skuadrat. Në minutën e 2-të, Edmilson Junior u gjend përballë portierit, por Gregor Kobel bëri një pritje vendimtare. Zvicra reagoi menjëherë dhe në minutat 6 dhe 10 krijoi dy raste të pastra me Dan Ndoye, por pa sukses.

Momenti kyç erdhi në minutën e 14-të, kur arbitri akordoi penallti për Zvicrën pas ndërhyrjes së gabuar të portierit Mahmoud Abunada. Pas konfirmimit nga VAR-i, në minutën e 17-të Breel Embolo u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe kaloi helvetikët në avantazh 1-0.

Katar - Zvicër 0-1

Zvicra vazhdoi të ishte më e rrezikshme. Në minutën e 21-të, Denis Zakaria ishte pranë golit të dytë, por Abunada shpëtoi portën me një pritje të shkëlqyer. Para pushimit, portieri i Katarit ndali edhe përpjekjet e Ndoye dhe Ruben Vargas.

Në pjesën e dytë, Granit Xhaka provoi nga distanca në minutën e 49-të, por topi përfundoi pak mbi traversë. Rasti më i mirë për të vulosur fitoren erdhi në minutat 75’ dhe 76’, kur fillimisht Vargas u ndal nga një pritje fantastike e Abunadës, ndërsa më pas Embolo dërgoi topin ngjitur me shtyllën pas një asistimi të bukur nga Johan Manzambi.

Kur dukej se tri pikët do të shkonin për zviceranët, Katari goditi në minutën 90+5’. Pas një aksioni në zonë, Boualem Khoukhi mposhti Kobelin dhe realizoi golin e barazimit 1-1, duke ngrirë festën e Zvicrës dhe duke siguruar një pikë të artë për skuadrën e drejtuar nga Julen Lopetegui.

Katar - Zvicër 1-1

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco