Nottinghami fiton 1-0 derbin anglez përballë Aston Villa-s në takimin e parë gjysmëfinal të Europa League-s. Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi Chris Wood me 11-meytërsh.
Në takimi tjetër të këtij kompeticioni, Braga Triumfoi 2-1 ndaj skuadrës gjermane Freiburg, duke marrë një avantazh të lehtë për ndeshjen e kthimit.
Tiknaz realizoi që në minutën e tetë për vendasit, por miqtë barazuan me Gridon në minutën e 18-të. Golin e fitores për ekipin portugez e shënoi Dorgeles në minutën e dytë shtesë. Në fund të pjesës së parë Zalazar humbi penallti për vendasit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: