Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Moratti mbi hetimet për arbitrat: Idiotësi! Nuk krahasohet me ‘Calciopoli’-n, Interi s’është ndihmuar kurrë

Moratti mbi hetimet për arbitrat: Idiotësi! Nuk krahasohet me ‘Calciopoli’-n, Interi s’është ndihmuar kurrë

19:19, 30/04/2026

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë tronditur futbollin italian dhe hetimet ndaj sistemit të arbitrimit, duke i krahasuar ato me skandalin historik të “Calciopoli”-t.

Sipas Morattit, situata aktuale nuk ka asnjë përmasë të ngjashme me atë të viteve të kaluara: “Duket si një lloj lufte e vogël mes arbitrave. Nuk shoh asnjë krahasim me ‘Calciopoli’-n. Përballë saj, kjo që po ndodh tani është një budallallëk”, u shpreh ai.

Ai shtoi se çështja duhet parë si një problem i brendshëm i vetë arbitrave dhe jo i klubeve: “Mendoj se kjo ka të bëjë me arbitrat dhe jo me klubet. Unë kisha respekt dhe madje edhe frikë ndaj tyre, sepse mund të vendosnin fatin e ndeshjeve, sidomos kur përballë kishe Juventusi. Nuk kam pasur kurrë kontakt me ta”, tha Moratti.

Ish-numri një i Interit u ndal edhe te ideja e përzgjedhjes së arbitrave me short, duke e konsideruar një zgjidhje të mundshme: “Çdo zgjidhje që i mban klubet jashtë këtij procesi është e mirëpritur. Nuk shoh manipulime në ndeshje; kur i shikon, nuk të duken të çekuilibruara”.

Moratti theksoi gjithashtu se gjatë periudhës së tij në krye të klubit, Interi nuk ka përfituar ndonjëherë nga vendimet e arbitrave: “Interi nuk është ndihmuar as kur ka fituar dhe as kur ka humbur. Gabime arbitrare ka gjithmonë, por ato janë pjesë e lojës”.

Deklaratat e tij vijnë në një moment delikat për futbollin italian, ku debati mbi rolin dhe besueshmërinë e arbitrave është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco