Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

Ballkani triumfon në Skënderaj dhe ndjek nga afër kreun, Drenica në vështirësi

Ballkani triumfon në Skënderaj dhe ndjek nga afër kreun, Drenica në vështirësi

17:17, 30/04/2026

Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Drenicën me rezultatin 2-1, në kuadër të javës së 31-të të elitës së futbollit kosovar. Ky sukses i lejon skuadrës nga Suhareka të vazhdojë garën për titull, ndërsa vendasit thellojnë krizën dhe mbeten nën presion për mbijetesë.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 36-të, kur Domgjoni realizoi një gol të bukur për epërsinë e miqve. Ballkani vijoi me ritëm të lartë edhe në pjesën e dytë dhe në minutën e 54-t Festim Alidema dyfishoi shifrat, duke e afruar edhe më shumë skuadrën e tij te fitorja.

Drenica reagoi në fundin e takimit, ku në minutën e 79-të Igball Jashari shënoi me një goditje të saktë nga zona, duke rihapur përkohësisht sfidën. Megjithatë, vendasit nuk arritën të shmangnin humbjen.

Pas kësaj fitoreje, Ballkani mban vendin e dytë me 55 pikë, duke qëndruar pranë kryesuesve të Drita, që kanë pesë pikë më shumë. Në anën tjetër, Drenica renditet në vendin e shtatë me 38 pikë dhe do të duhet të luftojë fort në javët e mbetura për të siguruar mbijetesën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco