Klubi i Partizanit ka njoftuar largimin e trajnerit Oltijon Kërnaja. Shkak për këtë vendim, sipas njoftimit të klubit kryeqytetas në faqen e vet zyrtare, janë bërë rezultatet e dobëta të javëve të fundit.
Njoftimi i klubit
FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit.
Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: