Një zhvillim interesant vjen nga Real Madridi, ku legjenda e mesfushës, Toni Kroos, mund të rikthehet në klub këtë verë, por në një rol krejtësisht të ri.
Sipas raportimeve, palët kanë nisur bisedimet për një bashkëpunim të mundshëm në strukturën drejtuese të klubit.
36-vjeçari, i cili u tërhoq nga futbolli në vitin 2024 pas triumfit në Champions League, nuk ka në plan të rikthehet si lojtar, por shihet si një figurë që mund të kontribuojë me eksperiencën dhe vizionin e tij në vendimmarrje.
Mungesa e Kroos është ndjerë ndjeshëm te madrilenët, të cilët nuk kanë arritur të fitojnë trofe madhorë që prej largimit të tij. Kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit të konsiderojnë rikthimin e tij në një rol strategjik.
Aktualisht, ish-mesfushori gjerman jeton ende në Madrid dhe është parë shpesh në “Santiago Bernabéu”, ndërsa është i angazhuar me akademinë e tij dhe podcastin “Einfach mal Luppen”, që realizon me vëllain Felix Kroos.
Roli i mundshëm i Kroos krahasohet me atë që pati Zinedine Zidane pas përfundimit të karrierës si lojtar, duke kontribuar si këshilltar dhe ambasador i klubit.
Real Madridi e sheh atë si një figurë kyçe për të ndihmuar në planifikimin sportiv dhe zhvillimin e skuadrës.
Në këtë proces, vendimmarrja aktuale për transferimet mbështetet nga emra si Florentino Perez, Juni Calafat dhe José Ángel Sánchez, ndërsa rikthimi i Kroos mund të sjellë një dimension të ri në strukturën e klubit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: