Lajmi i fundit

LIVE/ Marshimi kilometrik i protestuesve, kërkohet dorëheqjen e Ramës

FIFA projekton vendimin drastik që ndryshon futbollin, Shqipëria e pakufizuar për lojtarët e huaj

FIFA projekton vendimin drastik që ndryshon futbollin, Shqipëria e pakufizuar për lojtarët e huaj

10:44, 30/04/2026

Futbolli do të pësojë disa ndryshime pas këtij edicioni. FIFA po projekton rregullin ku klubet janë të detyruara që të aktivizojnë të paktën një lojtar vendës nga ekipi U-20 ose U-21.

Dhe pse rregullat e FIFA-s i detyrojnë klubet që në kompeticionet europiane të përfshijnë disa lojtarë vendës, për herë të parë do të ketë imponim sa i përket formacionit.

Ky rregull do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në futbollin shqiptar.

Kujtojmë se në Abissnet Superiore mund të aktivizohen pa limit futbollistët e huaj.

Ky rregull i ri ndërkohë do ta detyronte çdo klub, që ta niste me një lojtar nga akademia.

Thuajse gjysma e elitës së futbollit shqiptar është aktualisht me lojtarë të huaj.

Madje nuk do të jetë çudi, nëse në edicionin e ardhshëm shikohet përmbysja, ku lojtarët e huaj kanë më tepër hapësirë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco