Neymar, mesazh për Ancelottin: Shpresoj shumë të jem në Botëror

Neymar, mesazh për Ancelottin: Shpresoj shumë të jem në Botëror

21:12, 29/04/2026

Neymar është rikthyer në qendër të vëmendjes pas paraqitjes së tij në barazimin 1-1 mes Santosit dhe San Lorenzos në Copa Sudamericana. ‘Ylli’ brazilian ishte protagonist në aksionin e golit të skuadrës së tij dhe u duartrokit edhe nga tifozët kundërshtarë në stadiumin “Pedro Bidegain”.

Pas ndeshjes, Neymar nuk humbi rastin për të dërguar një mesazh të qartë për trajnerin e kombëtares braziliane, Carlo Ancelotti, duke shprehur dëshirën e madhe për të qenë pjesë e FIFA World Cup 2026.

“Është mendimi kryesor i çdo lojtari brazilian dhe shpresoj shumë të jem aty”, deklaroi 34-vjeçari, i cili prej kohësh mungon në listën e përfaqësueses.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain foli edhe për atmosferën në Argjentinë: “Ishte një ndeshje e madhe, një pritje fantastike. Faleminderit tifozëve të San Lorenzos”, u shpreh ai, duke vlerësuar sportivitetin e rivalëve.

Në fund, Neymar preku edhe një temë intriguese për tifozët: një finale e mundshme mes Brazilit dhe Argjentinës në Botëror. “Do të ishte spektakolare”, tha ai.

Deklaratat e Neymarit shtojnë presionin mbi Ancelottin, i cili pritet të publikojë listën përfundimtare për Botërorin, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ‘ylli’ brazilian do të rikthehet në skenën më të madhe të futbollit botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco