Pas spektaklit të madh mes Paris Saint-Germain dhe Bayernit të Mynihut në UEFA Champions League, një debat i fortë ka shpërthyer në Angli rreth deklaratave të Harry Kane.
Ndeshja, e cila përfundoi 5-4 për PSG-në, u karakterizua nga një lojë me shumë gola dhe gabime në mbrojtje nga të dyja skuadrat. Megjithatë, pas sfidës, Kane surprizoi me deklaratat e tij, duke lavdëruar repartin defensiv të Bayern-it, pavarësisht pesë golave të pësuar.
“Qendërmbrojtësit herë ishin në mesfushë, herë në sulm, herë në krah kundër sulmuesve… Kam shumë respekt për ta. Është një punë shumë e vështirë. Ishin shumë mirë”, u shpreh sulmuesi anglez.
Këto fjalë nuk janë pritur mirë nga ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, i cili reagoi ashpër në media.
“E dua Harry Kane, por si mund t’i lavdërojë kështu mbrojtësit e ekipit të tij? Është e papranueshme”, deklaroi Rooney, duke kritikuar drejtpërdrejt qëndrimin e sulmuesit të Bayern-it.
Megjithatë, Rooney la të hapur mundësinë që Kane të ketë pasur një qëllim tjetër në deklaratë, duke shtuar: “Ndoshta po përpiqet t’u japë vetëbesim shokëve të skuadrës për ndeshjen e kthimit”.
Ai shtoi gjithashtu se niveli defensiv në këtë sfidë nuk ka qenë i lartë: “Mbrojtjet e të dyja skuadrave ishin shumë të dobëta. Mendoj se Harry po tregohet pak i përmbajtur në analizën e tij”.
PSG dhe Bayerni do të përballen sërish në ndeshjen e kthimit në Mynih, ku do të vendoset kush kalon në finalen e Budapestit, në një duel që pritet të jetë po aq spektakolar sa ai i parë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: