Tare e ka bindur, futbollisti i Bayernit zgjedh Milanin për të ardhmen

Tare e ka bindur, futbollisti i Bayernit zgjedh Milanin për të ardhmen

18:47, 29/04/2026

E ardhmja e Leon Goretzka-s duket se po merr drejtim të ri, pas vendimit të Bayernit për të mos ia rinovuar kontratën që i skadon në verë. Mesfushori 31-vjeçar është gjithnjë e më pranë një transferimi te Milani.

Sipas medieve italiane, negociatat mes palëve janë në fazë të avancuar dhe marrëveshja mund të konkretizohet së shpejti. Goretzka pritet të firmosë një kontratë trevjeçare me “kuqezinjtë”, me një pagë vjetore neto rreth 5 milionë euro.

Një nga aspektet që e bën këtë lëvizje veçanërisht tërheqëse për Milanin është fakti se lojtari do të vijë si lojtar i lirë, duke qenë se kontrata e tij me Bayernin përfundon këtë verë. Kjo e kthen transferimin në një goditje të madhe si nga ana sportive, ashtu edhe ekonomike.

Vetë Goretzka ka qenë i kujdesshëm në deklaratat e fundit, duke theksuar se nuk do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen deri në mbyllje të sezonit aktual.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Milanit po e shohin atë si një element kyç për rindërtimin e mesfushës. Sipas raportimeve, trajneri Massimiliano Allegri e ka identifikuar gjermanin si një nga objektivat kryesorë për përforcim.

Interes për mesfushorin ka shfaqur edhe Juventus, por aktualisht Milani duket më pranë finalizimit të marrëveshjes.

Nëse transferimi realizohet, Goretzka do të përjetonte për herë të parë një aventurë jashtë Gjermanisë, pas eksperiencave me Bochum-in, Schalke 04 dhe Bayernin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco