Trajneri i Bayernit/ Kompani: Ishte torturë për mua ta shikoja këtë ndeshje nga tribuna

Trajneri i Bayernit/ Kompani: Ishte torturë për mua ta shikoja këtë ndeshje nga tribuna

12:51, 29/04/2026

Për trajnerin e Bayernit, Vincent Kompani, ishte një torturë e vërtetë ta shihte në tribunë ndeshjen kundër PSG-së.

Pas sfidës ai deklaroi se asgjë ska mbaruar dhe se beson 100 % që do të shkojnë në finalen e madhe të Championsit.

“Ishte torturë për mua ta shikoja këtë ndeshje nga tribuna. Ishte një moment kur thash ok, nuk është aq keq, unë mund ta shijoj si një tifoz, por pastaj ndryshon gjithçka dhe nuk e shijova.

Kur dy ekipe hyjnë në një ndeshje si kjo me këtë ide, atëherë kjo është pikërisht ajo që mund të ndodhë. Unë tashmë kisha një ndjesi se një ndeshje e tillë ishte e mundur. Natyrisht, kur pranon pesë gola larg shtëpisë, gjysmëfinalja normalisht ka mbaruar. Por ne shënuam katër dhe mund të kishim shënuar një, dy, madje edhe tre të tjerë.

E dimë tani, ndeshja e kthimit është në shtëpi dhe duhet të fitojmë. E bëjmë këtë shpesh atje dhe me mbështetjen e tifozëve tanë, besimi është sigurisht aty. Në përgjithësi gjithmonë kemi pasur ndjesinë se mund të ishim të rrezikshëm. Shpesh i afroheshim portës së PSG-së shumë shpejt me pak posedim. Në të njëjtën kohë, megjithatë, ishim të prekshëm nga kundërsulmet, të cilat nuk i mbrojtëm mjaftueshëm mirë në pjesën e dytë.

Megjithatë, katër gola në Paris tregojnë se mund të shënojmë gola. Dhe do ta tregojmë përsëri këtë në shtëpi. Kemi një javë tani për të punuar në gjërat që duhet të përmirësojmë. Besimi është 100 për qind aty, ashtu si edhe ndjenja. Kemi nevojë për tifozët tanë dhe mbështetjen e tyre me të njëjtin pasion që patëm kundër Real Madridit”, përfundoi tekniku i bavarezëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco