Lajmi i fundit

LIVE/ Promovimi i librit 'La Destra Verso il Futuro', i pranishëm lideri i opozitës Sali Berisha

Manchester City triumfon ndaj Arsenalit në duelin vendimtar, emocione deri në fund për titullin në Angli

Manchester City triumfon ndaj Arsenalit në duelin vendimtar, emocione deri në fund për titullin në Angli

19:35, 19/04/2026

Manchester City ka marrë një fitore të artë 2-1 ndaj Arsenalit në “Etihad Stadium”, duke i dhënë një goditje të fortë garës për titull në Premier League.

Sfida nisi me ritëm të lartë dhe ishte Rayan Cherki ai që zhbllokoi rezultatin, duke realizuar një gol spektakolar pas një aksioni individual brilant.

Megjithatë, reagimi i Arsenalit ishte i menjëhershëm. Një gafë e Gianluigi Donnarummës i dhuroi golin e barazimit Kai Havertz, duke rikthyer shpejt ekuilibrin në lojë.

Në pjesën e dytë, City shtoi presionin dhe iu afrua disa herë golit, me Erling Haaland që goditi edhe shtyllën.

Norvegjezi nuk gaboi më pas, duke shënuar golin vendimtar pas një dueli fizik me Gabrielin.

Arsenali tentoi të reagonte deri në fund, por nuk arriti të konkretizojë rastet, ndërsa Havertz humbi një mundësi të artë në minutat shtesë.

Kjo fitore e afron Cityn me vetëm tre pikë nga rivali direkt dhe me një ndeshje më pak, duke e bërë garën për titull më të hapur se kurrë.

Ndërkohë, për skuadrën e Mikel Arteta kjo është një goditje e rëndë, pasi regjistron humbjen e katërt radhazi në kompeticionet vendase.

Në anën tjetër, ekipi i Pep Guardiolës duket se ka marrë rrugën e duhur për të synuar një tjetër titull në Angli.

https://streamin.link/v/8225f4d2

https://streamin.link/v/c511f7d0

https://streamff.link/v/f080f32b

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco