Kristjan Asllani ka shënuar sot për herë të parë në futbollin turk me fanellën e Beshiktashit.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën në duelin që ekipi i tij luante kundër Samsunspor.
Goli i parë i Asllanit erdhi në minutat shtesë të takimit, kur ekipi i tij fitoi një penallti.
Ekzekutimi i saj iu la Asllanit, i cili është një specialist i mirëfilltë i gjuajtjeve të tilla pasi rrallëherë gabon.
Dhe ai ishte i saktë nga pika e bardhë, duke shënuar për të ngushtuar shifrat në rezultatin 2-1 me të cilat më pas u mbyll i gjithë takimi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: