Barazim pa gola, VAR-i ‘ndal’ festën në Vorë, Vllaznia kënaqet me një pikë

Barazim pa gola, VAR-i ‘ndal’ festën në Vorë, Vllaznia kënaqet me një pikë

18:01, 18/04/2026

Vora dhe Vllaznia u ndanë në barazim në javën e 32-të të Abissnet Superiores, në një sfidë ku rrjeta u tund disa herë, por asnjë gol nuk u quajt i rregullt.

Takimi nisi më mirë për vendasit, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në pjesën e parë me Luis Felipe. Megjithatë, festa zgjati pak, pasi arbitri sinjalizoi pozicion jashtë loje dhe goli u anulua. Vora vijoi të tregonte iniciativë në këtë fraksion, por pa arritur të konkretizojë.

Në pjesën e dytë reagoi Vllaznia, që u shfaq më kërkuese në sulm. Shkodranët menduan se kaluan në avantazh me Çelikoviçin, por edhe ky gol u anulua për prekje me dorë. Në një tjetër rast, ata iu afruan shumë golit, por traversa u mohoi avantazhin.

Në minutat e fundit, ritmi ra dhe të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme, pa marrë rreziqe të mëdha. Barazimi duket se i kënaqi të dyja palët: Vllaznia ruan vendin e parë në renditje, ndërsa Vora del përkohësisht nga zona e rënies, në pritje të rezultateve të rivalëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco