Bayerni pranë titullit, Kompany zbulon paktin me lojtarët

Bayerni pranë titullit, Kompany zbulon paktin me lojtarët

16:41, 18/04/2026

Bayern Munich është shumë pranë shpalljes kampion në Gjermani, ndërsa festa mund të nisë që pas ndeshjes së radhës ndaj Stuttgartit. Gjithçka do të varet edhe nga rezultati i Borussia Dortmundit, por diferenca prej 12 pikësh u jep bavarezëve një avantazh të madh në këtë fazë të sezonit.

Megjithatë, trajneri Vincent Kompany mbetet i kujdesshëm dhe nuk dëshiron të shpërqendrojë skuadrën para kohe. “Titulli ka rëndësi vetëm në fund të sezonit”, deklaroi ai në konferencën për shtyp, duke theksuar se përballja me Stuttgartin do të jetë shumë e vështirë.

Sipas teknikut belg, kundërshtari është ndër më të fortët në Bundesligë, me një sulm shumë efikas dhe një stil loje fizik. “Pres një ndeshje të fortë, të ekuilibruar. Ata janë të rrezikshëm edhe me topa të gjatë dhe kanë një nga sulmet më të mira në kampionat”, u shpreh Kompany, duke shtuar se tifozët mund të presin një spektakël në “Allianz Arena”.

Edhe pse festa mund të jetë shumë pranë, trajneri zbuloi një marrëveshje të qartë me lojtarët: fokusi do të mbetet maksimal. “Lojtarët kanë vendosur që, pavarësisht rezultatit, menjëherë pas ndeshjes do të mendojmë për sfidën ndaj Leverkusenit në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë”, tha ai.

Në fund, Kompany foli edhe për merkaton, duke theksuar se klubi po punon në mënyrë aktive për të forcuar skuadrën. “Është një proces normal, me shumë komunikim dhe në një atmosferë të qetë”, përfundoi trajneri, duke lënë të kuptohet se Bayerni po planifikon të ardhmen paralelisht me sukseset aktuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco