Besëlidhja shpallet kampione e Grupit A në Kategorinë e Dytë, siguron ngjitjen në Kategorinë e Parë

Besëlidhja shpallet kampione e Grupit A në Kategorinë e Dytë, siguron ngjitjen në Kategorinë e Parë

16:34, 18/04/2026

Besëlidhja është shpallur ekipi kampion i Grupit A në Kategorinë e Dytë për këtë sezon, duke siguruar edhe ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm.

Skuadra lezhjane e kishte siguruar më herët vendin e parë në grup, ndërsa e mbylli sezonin me një fitore 2-0 ndaj Naftëtarit në ndeshjen e fundit të zhvilluar në stadiumin “Bashkim Sulejmani”.

Pas përfundimit të kësaj sfide u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të trofeut për ekipin fitues të Grupit A. Kupa iu dorëzua skuadrës së Besëlidhjes nga ish-futbollisti i Kombëtares, Kristaq Mile.

Me këtë sukses, Besëlidhja do të garojë në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, pas një sezoni të suksesshëm në Kategorinë e Dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco