Trajneri i përkohshëm i Manchester United, Michael Carrick, ka folur në prag të ndeshjes ndaj Chelsea-t në Premier League, duke komentuar situatën e disa lojtarëve dhe mungesat e rëndësishme në skuadër.
“Jemi të zhgënjyer dhe nuk jemi dakord me disa vendime, por duhet t’i pranojmë dhe të ecim përpara,” u shpreh Carrick, duke iu referuar përjashtimeve të Lisandro Martínez dhe Harry Maguire, të cilët do të mungojnë në sfidën e ardhshme.
Tekniku anglez theksoi se ekipi duhet të përshtatet me situatën dhe të mos ndalet te vendimet e arbitrave: “Nuk kemi shumë çfarë të bëjmë tani. Jam shumë i zhgënjyer, por duhet të vazhdojmë përpara.”
Në lidhje me Mason Mount, i cili ka pasur pak hapësira në ndeshjet e fundit, Carrick shprehu besim të plotë te mesfushori anglez: “Ka patjetër vend për të në skuadër, pa dyshim. Ai po punon për t’u rikthyer në formë dhe po ia del. Ka një të ardhme të mirë këtu te ne dhe nuk jam aspak i shqetësuar.”
Manchester United do të përballet me Chelsea-n në ndeshjen e javës së 33-të të Premier League, një sfidë e rëndësishme në garën për objektivat sezonalë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: